Fundamenti

Hoxha: PDK do të jetë e para në Gjilan dhe e para në nivel nacional

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ne do të fuqizohemi dhe do të dalim partia e parë në zgjedhjet nacionale. Bashkërisht do të punojmë shumë për të dalë PDK e para në Gjilan dhe në nivel nacional ka thënë Sami Hoxha.

Ndryshimet në Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan po sjellin frymë të re, mobilizim të ri. Sot në takimin e mbajtur me kryetarët e nëndegëve u bë njoftimi për ndryshimet të cilat kanë ndodhur në PDK-në e Gjilanit, thotë zëdhënësja e posa zgjedhur Mimoza Shkodra – Bislimi.

Në takimin e mbajtur sot me kryetarët e nëndegëve, ish- kryetari tashmë i dorëhequr z. Izmi Zeka i cili ishte prezent në takim tha se kam ndjerë përgjegjësi morale dhe njerëzore prandaj edhe kam kërkuar këto ndryshime dhe dorëheqja ime ka për bazë edhe marrjen e përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve lokale në Gjilan. Gjithashtu kemi vlerësuar që koordinatorë të jetë zoti Sami Hoxha dhe zv. të koordinatorit, Fadil Osmani dhe Bajram Shaqiri.

Fundamenti

Zeka ka falënderuar të gjithë kryetarët e nëndegëve për angazhimin që kanë bërë deri më tani dhe po ashtu bëri thirrje për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

Edhe koordinatori Sami Hoxha përshëndeti kryetarët e nëndegëve dhe falënderoj për angazhimin e tyre, duke kërkuar mobilizim të ri dhe frymë të re. “Ne do të fuqizohemi dhe do të dalim partia e parë në zgjedhjet nacionale. Bashkërisht do të punojmë shumë për të dalë PDK e para në Gjilan dhe në nivel nacional” ka thënë Hoxha.

Gjithashtu kryetarët e nëndegëve uruan grupin koordinues për përgjegjësinë e marrë dhe uruan suksese të përbashkëta duke përmendur që PDK e Gjilanit përbëhet nga ajka e intelektualëve dhe profesionistëve më të mirë që ka Gjilani./rajonipress/