Hoxha: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të rregullt këtë t premte ku është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Anëtarja e lartë e PDK-së, Dhurata Hoxha ka thënë se aty nuk është marrë ndonjë vendim për mocionin nga ky subjekt politik, njofton Klan Kosova.
“Është një qëndrim unik i kryesisë, që opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë”, ka thënë Hoxha në Ora e Fundit.
“Ne jemi në diskutim edhe me LDK, po diskutojmë, po flasim se gjërat kanë ngecur dhe se duhet të ecin më shpejtë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka theksuar se çështja e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, do të merret vetëm nga partnerët e koalicionit.
“Çfarëdo vendimi që do ta marrim, do të jetë për të mirën e qytetarëve”, ka shtuar Hoxha që ushtron detyrën e ministres së Drejtësisë.