Fundamenti

Hoxha kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
HW

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Paris ministren e Çështjeve evropiane, Nathalie Loiseau, me të cilën diskutoi për procesin integrues, liberalizimin e vizave dhe përkrahjen e këtij procesi nga Franca.

Hoxha tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për liberalizimin e vizave, andaj, ka theksuar ajo, pret përkushtimin e vendit mik, Francës që të përkrah lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, procesin integrues si dhe integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

“Kërkova përkrahjen e Francës për proceset integruese dhe liberalizimin e vizave nga Ministrja e çështjeve evropiane, pranë institucioneve të BE-së”, tha ajo.

Hidromorava

Po ashtu, ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Francës për njohjen nga vendet frankofone dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Loiseau siguroi ministren Hoxha për mbështetjen e Francës në procesin integrues të Kosovës dhe e përgëzoi për reformat dhe punën që po bëjnë institucionet, duke kërkuar që kjo punë të vazhdojë edhe më tutje dhe Kosova të implementojë MSA-në dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.