UBT

Hoxha bisedë telefonike me Hahn: Kosova do të avancojë në rrugën drejt BE-së, do të punojmë më shumë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me komisionerin Johannes Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.

Ministrja Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi ministrja Hoxha.

FIDANISHTJA

Po ashtu, Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.

Ministrja Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit në përshpejtimin e reformave, duke punuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

Ne anën tjetër, siç thuhet në njoftim komisioneri Hahn, falënderoi ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.