Uji Dea

Hovenier: Qeveria Kurti i ka bërë disa zgjidhje që pamundësojnë t’i arrijmë ato që dëshirojmë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

“Do ta them atë që e kam thënë gjithmonë. Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Prandaj edhe jam sot këtu sot në Gjakovë. Por kjo nuk nënkupton që pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo qeveri e Kosovës. Dhe nuk është më sekret që qeveria ime bashkë me disa nga partnerët me të cilën punojmë, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti dhe të cilat e pamundësojnë atë çka dëshirojmë të arrijmë për Kosovën”. Ka thënë Hovenier, duke shtuar se shpreson që bashkëpunimi në të ardhmen të jetë sa më të ngushtë në mënyrë që kur të ketë çështje të vështira, të gjendet mundësi që të çohen përpara më lehtë.

Hovenier, i cili po qëndron sot në Gjakovë ku takoi edhe kryetarin Ardian Gjini, ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai tha se qeveria amerikane këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

FIDANISHTJA

Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.

“Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropian, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, shtoi Hovenier.

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.