FIDANISHTJA

Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë Kurti, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është deklaruar sot lidhur me raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qeverinë Kurti.

Hovenier në konferencën për media pas nënshkrimit të një marrëveshje për grantin 34.milionë dollarë ndërmjet Kosovës dhe USAID-it theksoi se po përballen me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme të sqaroj një çështje… Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime të cilat janë udhëhequr nga qeveria e kryeministrit Kurti.

Uji Dea

Siç kam thënë javën e kaluar po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se po citoj “Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës’”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje tha se edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë Kurti mbesin më pak pozitive se që do të kishin shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.