GRANDEMALL

Hovenier: FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, po e heton Byroja Federale e Hetimit (FBI) e SHBA.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë sjellë mbështetjen e FBI-së, për të ngjarjet, dhe se hetimet për këtë po vazhdojnë pandërprerë.

“Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me kohë të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”, ka deklaruar Hovenier në Klan Kosova.

“Kurrë nuk është ide e mirë që ambasadorët të flasin për hetimet e zbatimit të ligjit dhe hetimet po vazhdojnë pandërprerë. Kështu që gjithçka që mund të them në lidhje me të dhëna ose sugjerime ose se ku po shkon kjo është se qeveria e ShBA-së nuk është ende në gjendje të thotë që kemi nxjerrë përfundime ose e dimë se kush është përgjegjës për këtë sulm”, deklaroi ai.

Hovenier tutje tha se pasi të zbulohet e vërteta, do të bashkëpunojnë me autoritetet në Kosovë që kriminelët të japin përgjegjësi.

GRANDEMALL

“Kur të arrijmë të nxjerrim konkluzione do të punojmë së afërmi me autoritetet e Kosovës që kriminelët përgjegjës për këtë sulm të japin përgjegjësi”, u shpreh ambasadori amerikan.

Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili këtyre ditëve e përfundon mandatin, e ka cilësuar misionin në Kosovë si nderin më të madh në karrierën e tij të shërbimit diplomatik.

“Ka qenë nderi më i madh në karrierën time dhe pika më e ndritshme e pothuajse 35 – 34 vjet e gjysmë – të shërbimit diplomatik që kam pasur mundësinë të shërbej si ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës. Siç e dini, në karrierën time kam pasur mundësinë që herë pas here dhe për shumë vite të punoj për çështjet e Kosovës dhe të kem mundësinë që në fund të karrierës sime të vij këtu si ambasador amerikan dhe të përjetoj këtë vend në ky moment në historinë e tij dhe të jesh pjesë e vogël e asaj historie ka qenë vërtet nder dhe privilegj”, tha Hovenier.

Hovenier tha se ajo që pëlqen më së shumti nga Kosova janë të rinjtë dhe të rejat e vendit, me të cilët Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme.

“Me të vërtetë qëllimisht kam tentuar që të vizitoj sa më shumë universitete, shkolla dhe tubime të rinjsh. Dhe e bëja këtë sepse ata janë më se mbresëlënës. Ata janë të zgjuar, janë ambiciozë, janë të përulur, janë të aftë. Ata janë të gjithë njerëz që janë rritur në kohën pas konfliktit, kështu që askush nuk është i privilegjuar, por duan të arrijnë më të mirën për veten dhe vendin e tyre. Dhe shihet qartazi se ata mund të bëjnë diç të tillë. Dua të them, me të vërtetë më ka pëlqyer koha që e kam kaluar me ta dhe mendoj se e ardhmja është shumë, shumë e ndritshme me brezin e ri…”, tha Hovenier.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.