HW

Hoti: Vetëm shkarkimi i Pal Lekajt mund të jetë kërkim falje për Zvicrën mike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se vetëm me shkarkimin e Pal Lekajt, Kosova do të mund t’i kërkojë falje Zvicrës.

Ky reagim i Hotit ka ardhur pasi mbrëmë në Pressing të T7, ministri i Infrastrukturës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Pal Lekaj, teksa ka komentuar deklarime e ambasadorin zviceran të bëra në Skenderaj, ka thënë se po të kishte kompetenca do ta dëbonte nga Kosova.

“Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

Për zyrtarin e lartë të LDk’së, deklarimet e tilla të një ministri të Qeverisë së Kosovës janë të pa precedenta, duke kujtuar edhe faktin se në Zvicër jetojnë mbi 200 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

“Është i paprecedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë, përshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj është më së legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, ka përfunduar Hoti, shkruan Express.

Kundër Pal Lekajt ka dalë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, duke thënë se ambasadori zviceran Jean Hubert Lebet, ka thënë atë që tashmë të gjithë e dinë.

Ndërkohë publicisti Veton Surroi ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të duhet t’i kërkojë falje ambasadorit të Zvicrës.

Lebet gjatë një vizitë në Skenderaj, kishte thënë se përderisa shteti zviceran po investon paratë e veta për të ndërtuar ujësjellës në Kosovë, vetë qeveria e Kosovës po i hargjon paratë e veta për të paguar veteranët e rrejshëm.GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.