FITORJA

Hoti: Vetëm Qeveria jonë mund të krijojë Ushtrinë dhe të heqë vizat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Ferizaj se vetëm një qeveri e përgjegjshme, e pastër nga krimi dhe korrupsioni, e pranueshme nga aleatët perëndimorë mund të krijojë kushte për themelimin e ushtrisë dhe liberalizimin e vizave.

“Ne kemi krijuar financa stabile si një nga kushtet themelore për krijimin e ushtrisë. Jemi partneri i vetëm serioz i aleatëve tanë euroatlantikë dhe asnjëherë nuk e kemi lëkundur këtë partneritet që nga koha e Presidentit Rugova”, ka thënë Hoti, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kandidati i LDK-së për kryeministër ka thënë se Qeveria e kaluar është penguan ta krijojë ushtrinë nga disa politikanë, të cilët për interesa personale dhe për protagonizëm e lëkundën partneritetin tonë me aleatët tanë.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Hoti ka thënë se Qeveria Mustafa ka plotësuar 94 nga 95 kriteret për liberalizimin e vizave, duke përfshirë edhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit.

Fundamenti

“Vetëm një qeveri e përgjegjshme, partnere e denjë e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, siç do të jetë Qeveria jonë, mund të plotësojë kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoti gjatë bashkëbisedimit me strukturat e LDK-së në Ferizaj.

Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se komuna jonë ka më së shumti arsye për ta përkrahur kryeministrin e ardhshëm, Avdullah Hoti. “Qytetarët e Ferizajt, kanë më së shumti arsye që t’i besojmë dhe ta përkrahin Doktor Hotin për shkak se ai ka dëshmuar me punën e tij si ministër i Financave, kujdesin e madh ndaj qytetarëve të komunës sonë dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Sfarqa.

Ai ka shtuar se Hoti dhe Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa kanë mundësuar realizimin e dhjetëra projekteve në Ferizaj dhe gjithë Kosovën, të cilat vlerësohen lartë nga gjithë qytetarët thuhet në njoftimin e LDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.