ARKATANA

Hoti thotë se nuk i kanë numrat për ta thirrur seancën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kushti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të thirr seancën është metodë për të bllokuar punën dhe fjalën e deputetëve.

Hoti u shpreh se ndonëse kanë kaluar dy orë, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur asnjë konkluzion për thirrje të seancës.

Sipas tij opozita nuk i ka numrat për të thirr seancën, dhe siç deklaron ai ”po t’i kenë numrat e rrëzojnë Qeverinë”.

FITORJA

”Asnjë konkluzion nuk u arrit brenda kryesisë, ky koalicion qeverisës i ka kapur institucionet e shtetit, seanca e kërkuar nga opozita më datë 4 shtator që u thirr mbrëmë tash as nuk ka vullnet që të caktohet më tutje, normalisht si opozitë ne nuk i kemi votat për kuorumin brenda Kuvendit, ne në momentin që e bëjmë si opozitë ne e rrëzojmë Qeverinë është më se evidente edhe kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirr seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita është siguroni 61 vota në sallë, kjo është metodë për të bllokuar punën e Kuvendit, për të marr pengë Kuvendin për të mos lejuar deputetët e Kuvendit që të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë”, tha Hoti.

Hoti tutje i ka ftuar të gjithë deputetët që të kryejnë detyrën e tyre për mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.