ARKATANA

Hoti: Si në kohën e Rugovës, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e ka bërë të qartë edhe njëherë politikën e administratës së Joe Biden.Sipas Hotit, Escobari në mënyrë specifike, ndër të tjerash, kërkon që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Ish-kryeministri ka shtuar se Kosova duhet të Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane siç e ka bërë ish-presidenti Ibrahim Rugova.“Lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane, siç ka bërë në vitet e para të vendosjes së themeleve të shtetit të Kosovës nga Presidenti Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij, e deri tek qeveria e fundit kur u nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë. Kosova është e bekuar me miqësinë e saj me popullin amerikan”, ka shkruar Hoti në Facebook.

UBT

Postimi i tij i plotë:

Gabriel Escobar, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, e bëri të qartë (edhe një herë) politikën e Administratës Biden për Ballkanin Perëndimor:
– Integrim në BE brenda një kohe të parashikueshme për të gjitha shtetet,
– Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve,
– Ndalimi i ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në këtë regjion.
Në mënyrë specifike, ai kërkon:
– vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke,
– fillimin e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,
– Ruajtjen e sovranitetit dhe demokracisë në Mal të Zi,
– Reforma ligjore dhe ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke i kundërshtuar dhe kritikuar ashpër ata që e nxisin dhe mbështesin ndarjen e këtij shteti.
Më e qartë se kaq nuk mund të bëhet. Kjo politikë e Administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor e konfirmon konsistencën e politikës së jashtme amerikane.
Lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane, siç ka bërë në vitet e para të vendosjes së themeleve të shtetit të Kosovës nga Presidenti Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij, e deri tek qeveria e fundit kur u nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë.
Kosova është e bekuar me miqësinë e saj me popullin amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.