Fundamenti

Hoti: Sektori i energjisë në këtë mandat ka qenë kaos total – u përcoll me shumë skandale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i vendit dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7 sektorin e energjisë në vend e ka përshkruar si kaos total, i përcjellë me vendime për anulimin e projekteve strategjike për vendin.

Ai ka thënë se me anulimin e këtyre projekteve strategjike, sikur ishte ai i Kosovës së Re dhe projektit të gazit amerikan, është krijuar varësi e madhe nga importi, i përcjellë me rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike.

“Sot po qe se do të shkonte përpara projekti i Kosovës së Re dhe projekti me gaz, ne do të kishim kapacitete të reja energjetike në Kosovë, do të ishin ndërtuar, do të ishin në funksion, nuk e di nëse Kosova e Re do të ishte tashmë në funksion, por gazi do të ishte në funksion sepse relativisht është më i lehtë i zbatueshëm në praktikë dhe do të kishim disa qindra megavat orë energji elektrike shtesë dhe me këtë do të kishim siguri shumë më të madhe. Pra në start orientimet kanë qenë të gabuara në mënyrë strategjike”, ka thënë Hoti.

FIDANISHTJA

Tutje ish-kryeministri Hoti ka thënë se këtë gjendje e rëndojnë edhe më shumë skandalet e shumta në këtë sektor, me të cilat janë duke u marrë organet kompetente.

“Kur dolën në pah probleme të tjera, pra çështjet që janë duke u hetuar në këtë sektor, mandaj lindin edhe dyshimet e tjera për motivet e anulimit të projekteve strategjike. Lind dyshimi se kush ka pasur motiv që në vitin 2026 të vazhdojë varësia enorme e furnizimit me energji të vendit nga jashtë, cili është motivacioni që ti për pesë, gjashtë vite i anulon të gjitha projektet energjetike dhe nuk krijon asnjë kapacitet të ri energjetik. Sot jemi në vitin 2026 dhe as nuk ka nisur ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike dhe as nuk ka projekte e as plan për ndërtimin e kapaciteteve të reja”, ka pohuar Hoti.

Që nga viti 2021, vendi ka importuar mbi 1 miliard euro energji elektrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.