FITORJA

Hoti reagon pas deklaratës së Agim Bahtirit, thotë se para tij gjakderdhja u përmend në Prishtinë dhe në Tiranë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit, që sot përmendi vëllavrasjen në rast se nuk shkohet në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express.

Hoti ka shkruar në Facebook se tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje.

“Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë”, ka deklaruar ai.

UBT

Hoti ka kritikuar gjithashtu kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin duke thënë se mungon koordinimi me komunat dhe mbështetja ndaj tyre.

Sipas tij, paritë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti i shtetit.

“Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione. E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate. Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik”, ka thënë ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.