UBT

Hoti: Qeveria Kurti braktisi dialogun për njohje, Marrëveshja e Ohrit ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun me Serbinë, tregon se pushteti ka braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK.

Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

Hoti ka shtuar se Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, thotë ai.

“Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite”, shkruan Hoti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dje u mbajt një takim në Bruksel lidhur me dialogun, me epilog zero.

Eco Higjiena

Mungesa e rezultatit të takimit nuk është për shkak të kushtëzimit të Kosovës për njohje reciproke, si mundësia e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qeveria LVV-Guxo, qysh në fillim, ka hequr dorë nga ky kushtëzim duke e braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.

Por mungesa e rezultateve të këtij takimi lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

Këta e dinë mirë se Marrëveshja e Bukselit/Ohrit dhe drafti i statutit të asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo edhe është arsyeja përse nuk e procedojnë atë draft për opinion në Gjykatën Kushtetuese, duke ia bartur problemin qeverisë së ardhshme. Tani kjo Marrëveshje është bërë pjesë e kushteve në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, duke krijuar kështu problem edhe më të madh për vendin, duke qenë se me të është vendosur një status-quo të re për Kosovën, duke stopuar njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

Që nga shpallja e pavarësisë, secila qeveria ka bërë hapa drejt forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kanë qenë njohjet e shumta nga vendet perëndimore të vitit të parë pas shpalljes së pavarësisë që kanë dhënë mesazhin e qartë anembanë botës për përhershmërinë e shtetit të Kosovës, të cilat njohje kanë mundësuar anëtarësimin në: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane për Investime, Federatat e ndryshme sportive e shumë mekanizma të tjerë.
Progresi në dialog në qeveritë e kaluara, edhe pse i natyrës teknike, dhe forcim i aleancave i kanë mundësuar Kosovës me tjerash:

  1. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (Qeveria Mustafa),
  2. Mbështetjen nga aleatët për themelimin e ushtrisë duke dakorduar me aleatët planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt (Qeveria Haradinaj),
  3. Nisjen e dialogut për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve (Qeveria Hoti),
  4. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, një marrëveshje e rëndësisë strategjike për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe njohjen nga Izraeli (Qeveria Hoti).

Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.