FIDANISHTJA

Hoti: Qeveria e re të jetë qartë proamerikane – Kosova duhet të kthehet sa më parë në Shtëpinë e Bardhë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet që sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe se, qeveria e ardhshme e vendit duhet që të jetë qartë proamerikane, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se, shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë.

Hoti ka shkruar edhe se SHBA-të janë dera e vetme për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, por edhe për projekte madhore e infrastrukturore.

Këto komente Hoti i ka bërë pas takimit të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, takim që ishte i tensionuar dhe që ngjalli reagime të shumta.

Postimi:

UBT

Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare.

Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë.

Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.