Mobi Casa

Hoti për marrëveshjen me Trump: Ndihem krenar, një sukses historik për Kosovën dhe LDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në emisionin EURO n’T7, ish-kryeministri Avdullah Hoti foli për nënshkrimin e marrëveshjes me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai e cilësoi atë marrëveshje si një sukses historik për Kosovën dhe një moment krenarie për LDK-në.

“Marrëveshje të tilla nuk ndodhin shpesh. Jam krenar që si kryeministër pata privilegjin ta nënshkruaj atë marrëveshje, e cila garantonte investime të mëdha për Kosovën,” tha Hoti.

Ai shtoi se ka edhe satisfaksion personal për këtë arritje, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në.

Uji Dea

Hoti kritikoi qeverinë aktuale për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në, duke përmendur deklaratat kundër administratës amerikane nga liderët e Kosovës. “Kemi një qasje të papërgjegjshme nga kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të shtetit, të cilët kanë dëmtuar rëndë raportet tona me SHBA-në,” theksoi ai.

Ish-kryeministri garantoi se me krijimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LDK-ja, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë do të riaktivizohet, duke sjellë investime të mëdha në projekte infrastrukturore dhe energjetike, përfshirë gazifikimin e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.