Hidromorava

Hoti: LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga koalicion qeverisës dhe PSD-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhës së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit, të thirrur nga koalicioni qeverisës dhe PSD.

“Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është përpjekje e kotë e qeverisë pa legjitimitet, që tash e ka marrë prapa edhe PSD-në” ka thënë Hoti, në një postim në Facebook.

Ai më tek ka thën se “Draft-rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fshehtë me koalicionin PAN”.

“Duhet ta kenë të qartë të gjithë se dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet. Duhet legjitimim para qytetarëve para dialogut”.

FITORJA

“Po ashtu, PAN dhe partneri i tyre PSD duhet ta kenë të qartë se platformë e vetme për dialog është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, ekipi i dialogut përbëhet nga qeveria legjitime që merr mbështetjen e qytetarëve”.

Hoti ka thën se LDK-ja nuk merr pjesë në këtë seancë.

“Vlerësojmë se PSD tash ka dalë kundër parimeve që e gjithë opozita është dakorduar më 12 shtator 2018, në letrën e përbashkët dërguar znj.Mogherini. Në atë letër ceken tri gjëra: (1) se qeveria nuk ka legjitimitet, (2) Platforma aprovohet me 2/3 e votave të deputetëve, dhe (3) Ekipi dialogues udhëhiqet nga ata që kanë legjitimitet”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.