Uji Dea

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë, i cili mbahet të enjten me kërkesë të delegatëve, është thirrur për të ushtruar kontroll demokratik ndaj lidershipit dhe për të adresuar rezultatet zgjedhore të LDK-së.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se mekanizmi i Kuvendit të jashtëzakonshëm është i paraparë në Statutin e LDK-së, duke u bazuar në praktikat e partive simotra evropiane.

“Të enjten mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së me kërkesën e delegatëve. Ideologët e LDK-së, duke ndjekur praktikat e partive simotra të LDK-së në vendet e Bashkimit Evropian, e kanë paraparë këtë mekanizëm statutar për ushtrimin e kontrollit demokratik të delegatëve ndaj lidershipit të LDK-së”, ka shkruar Hoti.

Ai theksoi se thirrja e Kuvendit erdhi si pasojë e pakënaqësisë me rezultatet zgjedhore të partisë.

“Kuvendi i LDK-së është thirrur pasi nuk pajtohemi me humbjen në tri palë zgjedhjeve parlamentare dhe me humbjen e dy komunave në zgjedhjet lokale. Nuk mund të ulim kokën dhe të ndihemi rehat me këto rezultate të dobëta, siç po na thotë, praktikisht, lidershipi aktual i LDK-së duke kundërshtuar thirrjen e Kuvendit. Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas Hotit, lidershipi aktual nuk respektoi standardin e vendosur në vitin 2021, kur ish-kryetari Isa Mustafa kishte marrë përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor dhe kishte hapur rrugën për zgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

FIDANISHTJA

Ai insistoi se Kuvendi nuk është organizuar për të rrëzuar apo emëruar një person të caktuar në krye të LDK-së.

“Kuvendi nuk është thirrur kundër askujt, por është thirrur për shkak se duam një LDK të fortë për betejat politike në mbrojtje të interesit të Kosovës. Na duhet një LDK e fortë për të larguar nga pushteti këtë mazhorancë”, deklaroi Hoti.

Në postimin e tij, Hoti renditi një sërë kritikash ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur, sipas tij, dëmtimin e aleancave strategjike, moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, zhvillimet në dialogun me Serbinë, aferat në energjetikë, nepotizmin, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë, si dhe dështimet në ekonomi, investime kapitale dhe shëndetësi.

Ai theksoi se lidershipi i ardhshëm i LDK-së duhet të dalë vetëm nga një proces i rregullt zgjedhor brenda partisë.

“Lidershipi i ri i LDK-së nuk mund të paracaktohet nga askush, as nga grupet jashtë LDK-së, as nga dëshirat e preferencat brenda LDK-së. Lidershipi i ri i LDK-së do të jetë rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme në LDK, të cilat do të zhvillohen sipas Statutit dhe rregulloreve të LDK-së… Nuk ka rrugë tjetër për zgjedhjen e lidershipit të LDK-së përveçse përmes këtij procesi të përcaktuar në Statutin e LDK-së”, shtoi Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.