GRANDEMALL

Hoti kërkon zgjedhje të reja, thotë se Haradinaj është i pafuqishëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se udhëheqjen e dialogut duhet ta marrë përsipër një qeveri e fuqishme me bazë të gjerë, bazuar në mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo sipas tij, mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabile.

“Dialogu mund të udhëhiqet vetëm nga institucione përfaqësuese dhe legjitime, që flasin në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Dialogu nuk mund të udhëhiqet nga një qeveri e pakicës, që diktohet në veprime nga vullneti i partnerëve të vegjël të cilët e mbajnë në këmbë. Kryeministri nuk ka asnjë fuqi politike për të udhëhequr këtë proces, e as fuqi për të deleguar këtë autoritet tek dikush tjetër. Është e qartë se ai mund të flasë vetëm në emrin e partisë së tij, por jo në emër të Qeverisë, e cila është copëtuar në zona të interesit.

ARKATANA

Udhëheqjen e dialogut duhet ta marrë përsipër një qeveri e fuqishme me bazë të gjerë, bazuar në mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës. Kjo mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabile”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti ka shtuar se në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga LDK-ja, do të punojnë sado që është e nevojshme me të gjitha forcat politike për të arritur konsensus për dialogun, sepse ky proces nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë, përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.