UBT

Hoti godet Kurtin: Hiqe sot taksën, ndali lojërat politike që largojnë SHBA’në nga Kosova

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, ta largojë taksën, dhe atë menjëherë.

Hoti ka shkruar në Facebook se taksa duhet të hiqet menjëherë, për të ruajtur marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”, ka shkruar Hoti

Ai ka theksuar se vëmendja e institucioneve të Kosovës duhet të jetë tek menaxhimi i situatës të krijuar nga virusi Covid-19, e jo në lojëra politike.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shkruar Hoti.

Ky qëndrim i Hotit vjen pasi kryeministri Albin Kurti drejtoi akuza në drejtim të LDK’së si fajtore për mosheqjen e taksës bazuar në versionin e Vetëvendosjes që kërkonte heqjen graduale të tarifës.

Kurti ka thënë se faji për këtë është te Lidhja Demokratike e Kosovës që s’po pajtohet që taksa të hiqet gradualisht.

“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë Kurtit i është përgjigjur i pari I LDK-së, Isa Mustafa.

GRANDEMALL

Në një përgjigjë për Gazetën Express, Mustafa tha se faji nuk ëashtë tek LDK-ja, por te vetë Kurti.

“Kryeministri nuk e hoqi tarifën shkaku vetvetes, jo i LDK-së. Këto punë nuk behën me qëndrime dogmatike dhe me konspiracion. Për të mos dështuar, tarifa duhet te hiqet tërësisht”, ka thënë Mustafa për Express.

Kjo përgjigje e Shefit të LDK’së erdhi pasi Albin Kurti drejtoi akuza në drejtim të LDK’së si fajtore për mosheqjen e taksës bazuar në versionin e Vetëvendosjes që kërkonte heqjen graduale të tarifës.

Mustafa e ka lidhur mosheqjen e tarifës edhe me gjendjen që është krijuar për shkak të virusit Covid-19.

Ai thotë se në ditën në vijim, problemet për furnizim mund të rriten.

“Problemet, te cilat mund te rriten ditët ne vijim me mungesë të drithit, miellit dhe te disa produkteve tjera, flet për paradoksin e ekzistencës se tarifës si pengesë për import të lirë”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK-së ka shtuar se partia e tij nuk do të pajtohet asnjëherë me heqje të pjesshme të tarifës dhe reciprocitet.

“Prandaj, jo vetëm që nuk jemi pajtuar për heqje të pjesshme dhe reciprocitet, pa marrëveshje me aleatët tanë, por aq me pak do te pajtohemi ne te ardhmen”, ka deklaruar Mustafa për Express.

Vetëvendosje dhe LDK kishin thënë se janë pajtuar 100 për qind kur lidhen koalicion dhe ndërtuan Qeverinë e re. Mirëpo, ende s’e kanë një qëndrim të unifikuar për këtë problem./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.