FITORJA

Hoti fton partitë politike që ta mbështesin Rezolutën kundër negocimit të territorit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ftuar grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës që në seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet të mërkurën, ta mbështesin rezolutën që kundërshton bisedimet për territorin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook tha se kjo është vija e kuqe më e rëndësishme e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Hoti po ashtu theksoi se përmes kësaj rezolute duan të dërgojnë mesazh tek partnerët ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës.

“Ne presim që nesër në seancën e jashtëzakonshme të miratohet rezoluta ‘se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës’. Kjo është vija e kuqe më e rëndësishmja në procesin e dialogut me Serbinë. Në deklarimet publike të gjitha grupet parlamentare janë shprehur kundër që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut. Ne ftojmë të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë. Ne dëshirojmë që përmes kësaj rezolute të dërgojmë mesazh tek partnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Mobi Casa

Ai gjithashtu potencoi se LDK dëshiron që ta ndalë përfundimisht presidentin, Hashim Thaçi, që të luajë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne dëshirojmë ta ndalim përfundimisht Presidentin që të luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të pacenueshëm në tërësinë territoriale të tij”, ka shkruar ndër të tjera, shefi I GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ndryshe, më 31 tetor do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, kërkesë kjo e bërë nga Lidhja Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.