Mobi Casa

Hoti: Do të përdoren të gjitha format demokratike kundër ndarjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hot në një prononcim për “Zërin”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizmit të protestave kundër korrigjimit të kufijve, pasi kjo nënkupton shkëmbim territoresh.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin. Kjo ide vetëm Serbisë i shkon përshtati. Si e tillë, kjo ide nuk ka asnjë mbështetje nga asnjë forcë politike. Askush nuk ka mandat të bisedojë me Serbinë për këtë temë. Kushdo që përfshihet në këtë temë duhet të japë përgjegjësi”, ka deklaruar Hoti.

I pyetur se a i sheh LDK-ja protestat si opsion për ta kundërshtuar idenë e presidentit, deputeti i kësaj partie nuk e ka përjashtuar një formë të tillë të kundërshtimit.

Fundamenti

“Të gjitha format demokratike të kundërshtimit do të përdoren për të pamundësuar ndarjen e Kosovës”, është shprehur Hoti.

Ai më tej ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për miratimin e kësaj rezolute.

“Do të kërkojmë që prapë të jetë në rend dite për votim. Është për keqardhje që AAK-ja dhe Nisma duke mos e votuar rezolutën e opozitës nuk kanë guxim të rreshtohen hapur në kundërshtim të kësaj ideje. Në këtë mënyrë, këto dy parti po bëhen pjesëmarrëse në këtë ide të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës”, ka theksuar Hoti. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.