Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka reaguar pas publikimit të databazës me emrat e viktimave të luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një detyrim ndaj viktimave, familjeve të tyre, shoqërisë, historisë dhe kujtesës kolektive.
Hoti ka theksuar se ruajtja e së vërtetës është detyrim ndaj së kaluarës dhe garanci për të ardhmen.
“Më vjen mirë që, më në fund, Kosova ka një databazë të plotë me emrat e viktimave të luftës. Këtë ua kemi borxh viktimave, familjeve të tyre, shoqërisë sonë, historisë dhe kujtesës sonë kolektive. Ruajtja e së vërtetës është detyrim ndaj së kaluarës dhe garanci për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar raportin preliminar për personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.


