FITORJA

Homazhet për Haxhi Thaçin, Limaj: Mungesa e Thaçit tregon sa shtrenjtë është çmimi i lirisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fatmir Limaj ka qenë për ngushëllime të familja Thaçit për vdekjen e Haxhi Thaçit, për të cilin ka thënë se ka qenë atdhetar e burrë i madh i është simbol i të gjithë baballarëve tanë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka komentuar edhe mungesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi është raportuar se të njëjtit s’i është dhënë leje nga Specialja që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke thënë se Kosova po vazhdon të paguajë çmimin e lirisë.

GRANDEMALL

Limaj ka thënë edhe se mungesa e Thaçit tregon sa e shtrenjtë dhe me sa sakrificë e mund familjet tona kanë paguar çmimin për lirinë e Kosovës.

‘‘Me bashkëpunëtorë erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, një prindi, një atdhetar, një burri të madh i cili është simbol i të gjithë baballarëve tanë. Është nga shenjat e fundit të atyre simboleve tona, të shtyllave të mëdhaja që na motivuan e na udhëzuan se si duhet atdheu e si duhet shkohet drejt çlirimit. Kam pas fatin që shumë herë bashkë, gjatë luftës e pas luftës në situata të vështira e të gëzimit kemi qëndruar bashkë, kemi bashkëbiseduar kemi pas një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë emocionale. Gjithë djemtë e UÇK-së, prindërit e tyre kanë qenë prindër të njëri tjetrit, kanë pas një dhimbje, një shqetësim kanë pas të njëjtin gëzim. Kështu që sot po e përcjellim këtë burrë, lavdi për jetën dhe veprën e tij. Edhe në momentin kur po e përcjellim po tregon që çmimi i lirisë së Kosovës edhe sot po paguhet, sot nuk është këtu ai që ka shërbyer, ka dhënë kontributin meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në momentin më të rëndësishëm. Sot i mungon presidenti Thaçi, dhe kjo tregon sa e shtrenjtë dhe me sa sakrificë e mund familjet tona kanë paguar çmimin për lirinë e Kosovës’’, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.