Hogoshtasit dhe banorët e fshatrave në rrethinë zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Lokal

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Hogosht, Dazhnicë, Poliçkë, Marocë, Vriqec, Velegllavë e Epërme, Lisock, Zhuj, Shahiq, Gjyrishec.
Për dallim nga lagjet dhe fshatrat tjera të Kamenicës, banorët e kësaj ane i kanë dhënë rëndësi të veçantë zgjedhjes së përfaqësuesit të tyre. Ata janë mbledhur në numër të madh duke votuar për Kryetarin dhe Anëtarët e Këshillit Lokal.
Të pranishëm kanë qenë 186 pjesëmarrës në takim, ku me 130 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Sejdi Latifaj, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Haqif Agaj, Lirigzon Myrtaj, Burim Kastrati, Bajram Vranja./rajonipress/