RCCOLA

Hitzfeld: Shaqiri ka gjenin e Barcelonës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Basel – Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pret që Xherdan Shaqiri të shkëlqejë në Bayern Muenchen, nën drejtimin e spanjollit Pep Guardiola. Guardiola, që u tregua shumë i suksesshëm te Barcelona, do të marrë drejtimin e Bayernit në verë. Guardiola ka udhëhequr Barçën drejt shumë trofeve nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Hitzfeld 64-vjeçar ka thënë se kosovari Shaqiri ka gjenin e Barcelonës në vete dhe për këtë arsye përshtatet plotësisht në konceptin e Guardiolas.

UBT

“Duhet gjithmonë të jetë synimi që të jesh titullar. Por, nuk mund të zgjedhësh kohën kur do të ndodhë kjo. Ai duhet të sulmojë vazhdimisht dhe të shfrytëzojë rastin. Shaqiri ka kualitet”, ka thënë Hitfzeld për gazetën zvicerane “Blick”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Shaqiri mund të jetë titullar edicionin e ardhshëm për shkak të konkurrencës së madhe te Bayerni.

“Shumë gjëra do të vendosen nga trajneri i ri, Pep Guardiola. Por, për Shaqirin nuk kam shumë brenga. Shaqiri ka gjenin e Barcelonës në vete. Xherdani i përshtatet sistemit të Guardiolas. Guardiola pëlqen lojtarët e rinjë, me teknikë të fortë dhe të shpejtë. Pëlqen ata që janë perfekt me top dhe që lëvizin për mrekulli. Të gjitha këto atribute i ka Xherdani. Ai përshtatet plotësisht në konceptin e Guardiolas”, ka shtuar Hitzfeld. (koha)