Fundamenti

Hitzfeld merr në mbrojtje Granit Xhakën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

“Për ne nga jashtë, është shumë e vështirë të gjykojmë se si ndjehen në këto rrethana njerëzit me prejardhje të huaj”, ka thënë Hitzfeld

Në shtypin zviceran është reprodukuar të shtunën letra që Granit Xhaka u drejton futbolldashësve shqiptarë – e botuar më parë në mediet shqiptare – ku ai shpjegon përse ka zgjedhur të luajë për Zvicrën e jo për Shqipërinë.

Reagimi i shumicës së lexuesve zviceranë të kësaj letre ka qenë negativ. Nuk kanë munguar sharjet e tyre dhe kritikat për “mungesë lojaliteti” të Xhakës ndaj Zvicrës.

Por, ka qenë trajneri i kombëtares zvicerane, gjermani Ottmar Hitzfeld ai që i ka dalë në mbrojtje lojtarit të ri shqiptaro-zviceran.

“Duhet pasur parasysh se Graniti është sharë dhe ofenduar para, gjatë dhe pas lojës kundër Shqipërisë. Shtypi në Shqipëri ka nxitur urrejtje kundër tij dhe lojtarëve tjerë si Behrami dhe Shaqiri. Ata paraqiteshin si tradhtarë. Është e logjikshme se një gjë e tillë dhemb dhe është e rëndë për të gjithë lojtarët. Për ne nga jashtë, është shumë e vështirë të gjykojmë se si ndjehen në këto rrethana njerëzit me prejardhje të huaj”, ka thënë Hitzfeld për blick.ch.

GRANDEMALL

Ai veç kësaj, ka apeluar që të shikohet edhe ana pozitive e shkresës së Xhakës, sepse, sipas Hitzfeldit, ai, duke sqaruar arsyet që e kanë larguar nga kombëtarja shqiptare, i ka bërë edhe komplimente Federatës Zvicerane të Futbollit, e cila ka qenë e vendosur në ofertën e saj për ta angazhuar Granitin në kombëtaren e Zvicrës.

Pasi mbaron me letrën e Xhakës, blick.ch fokusohet në peticionin drejtuar FIFA-s që Xhaka, Shaqiri dhe Behrami e kanë nënshkruar me kërkesën për t`i lejuar kombëtares së Kosovës të luajë ndeshje ndërkombëtare.

Rreth hamndjes se kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri i ka vizituar tre djelmoshat në hotelin ku ata banonin gjatë stërvitjeve, në Feusisberg, Hitzfeldi thotë: “Është një hotel i madh e publik dhe aty hyjnë e dalin shumë njerëz”.

Në fund, blick.ch konstaton se: Sido që të jetë, tema e Kosovës do të vazhdojë të preokupojë edhe më tutje kombëtaren e Zvicrës. Të enjten dhe të premten takohet komiteti ekzekutiv i Fifa-s. Aty do të flitet edhe në lidhje me synimin e Kosovës për të pasur kombëtaren e saj të futbollit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.