RCCOLA

Hitzfeld: Jam me Bayernin, shkak Shaqiri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Borussia Dortmund apo Bayern Munchen? Trajneri i Përfaqësueses zvicerane ka qenë trajner i dy skuadrave, ndërsa nuk është fare në dilemë se për cilën skuadër do të anoj. Hitzfeld do të anoj për Bayernin, për vetëm një arsyeje, te bavarezët luan ylli kosovar, Xherdan Shaqiri.

“Unë do të përpiqem të jem neutral, por zemra ime do të anoj për Bayernin, pasi aty e kam yllin e Përfaqësueses time, Xherdan Shaqirin, ku shpresoj që do të luaj në finale dhe të ketë një paraqitje të mirë”, u shpreh Hitzfeld për mediat zvicerane.

Hidromorava

Më tej numri një i përfaqësueses zvicerane, ka folur edhe për të ardhmen e Xherdanit, ku shpreson që do të vazhdoj të jetë edhe më tej pjesë e Bayernit. Arsyeja pse Hitzfeld e sheh Shaqirin pjesë të skuadrës së Guardiolas, është se teknikut spanjoll i pëlqen të punoj me lojtarë të shkurtër, transmeton ORAinfo.

“Unë jam i ngazëllyer me paraqitjet e Xherdanit. Guardiola është i inspiruar nga lojtarët e shkurtër si Messi, Xavi, Iniesta dhe tani Gotze, ndërsa besoj se edhe Shaqiri do të jetë pjesë e skuadrës së tij, pasi ka potencialin e duhur dhe të gjitha ato që i kërkon Guardiola”, deklaroi Hitzfeld.