Fundamenti

Historike – Si aplikoi ish-kryetari i FHK-së Mexhit Devaja në Kongresin Europian të Hendbollit me 7-8 maj 2004?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryetari i Federatës së hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja i cili një jetë të tërë ia kushtoi edukimit të shumë brezave të nxënësve, por me lojën e hendbollit u dashurua që nga viti 1981, ku ishte betuar dhe nuk u ndal në asnjë moment gjerë me 18 dhjetor 2004 kur e pranoi FHK-së në Kongresin e jashtëzakonshëm të EHF-së në Budapest të Hungarisë. Sot, pas plot 18 vitesh, pas shumë sakrificave të punës 23 vjeçare për të mirën e hendbollit të Kosovës me 7-8 maj 2004 ish-kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja arrinë të aplikon në Kongresin e 7-të të EHF i cili ishte mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Mexhit Devaja me shumë emocione pas 18 vitesh tregon këtë moment te rëndësishëm për hendbollin e Kosovës dhe në përgjithësi për shtetin e Kosovës. “Para aplikimit kishim takime të pa numërta me shumë kryetar të Federatave hendbollistike anembanë Evropës, kishim mbështetje pa rezervë nga të gjitha Federatat Evropiane e një mbështetje të veçantë kishim nga njeriu i parë i hendbollit evropian, Stefan Holmkvist, ku ishim takuar shumë herë më herët me këtë kryetar, por takimin e fundit që patëm në Lubljanë në Kampionatin Evropian ai na sugjeroi të aplikojmë në Kongresin e 7 të jashtëzakonshëm në Budapest dhe këtë gjë e bëmë me shumë emocione. Kërkesa jonë u gjend në rend dite në këtë Kongres dhe u diskutua në mënyrë shumë pozitive nga shumë delegat të këtij Kongresi, ishte një përjetim i jashtëzakonshëm me plot emocione”, kujton sot pas plot 18 vitesh Devaja.

Mobi Casa

Ish kryetari i FHK Mexhit Devaja tregon me shumë përjetim se çka u vendosë në këtë kongres para plot 18 vitesh “Në këtë kongres i mbajtur me 7 dhe 8 maj2004 u pranua vetëm Skocia, ndërsa Kosova dhe Monaco u vendos që të shqyrtohet në dhjetor të vitit 2004, në këtë kongres vetë kryetari Stevan Holmkvist, deklaroi se Kosova do të pranohet në familjen Evropiane sa më shpejt që është e mundur, dhe askush nga të pranishmit në këtë Kongres nuk ishte kundër pranimit të FHK-së, duke arritur në një konkluzion që në kongresin e ardhshëm Kosova të pranohet ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm i paraqitjes tone, dhe me 18 dhjetor 2004 në kongresin e 30-të të IHF-të, shënohet me shkronja të arta pranimi i FHK-së”.

Dashuria ndaj hendbollit dhe shtetit të Kosovës për tu pranuar në arenën ndërkombëtare për ish- kryetarin e FHK-së, Mexhit Devaja, i cili i tejkaloi të gjitha limitet na bën krenar që shteti i Kosovës në mesin e saj kishte një vizionar dhe një rrugëtues i pa ndalur për të mirën e hendbollit. Sot ish-kryetari Mexhit Devaja në moshë të shtyer jeton e vepron me familjen e tij, të rrethuar me nipër e mbesa me shëndet të plotë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.