Historiani serb: Serbët ardhacakë, shqiptarët autoktonë në Ballkan
Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë ardhacak. Hartuesi
Në këtë tekstin shkollor të historisë për klasat e gjashta shkruan: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…”.
Ky konstatim në librin e historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, duke nxitur reagime të historianëve dhe mediave serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljcic e kanë konsideruar “skandaloz”: (“Skandalozno: Srpski udzbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”), transmeton “Presheva jonë”.
Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.
Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antonic me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”. /Telegrafi/


