Fundamenti

Historianët: Lirisht Idriz Seferi mund të quhet kryepatrioti i Kosovës

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aktiviteti i tij nuk kufizohej vetëm me strategjinë e organizimit të kryengritjeve, pjesëmarrjes në beteja, por edhe në përfitimin e njerëzve me ndikim në popull, hapjen e shkollave shqipe, formimin e klubeve, pajtimin e gjaqeve ka thënë historiani Aliriza Selmani.

Në Sallën e Teatrit të Gjilanit, para një mase jo aq të madhe, u mbajt një Akademi përkujtimore shkencore kushtuar Idriz Seferit, Kreshnikut të Karadakut. Me këtë rast, këtë tubim përkujtimor e ka organizuar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan, për nder të 170-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idriz Seferit, me temën “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”. Ishte vërtetë një tubim meritor, i cili në vete solli shumë dokumente e të dhëna të nduar-nduarta rreth veprimtarisë e jetës së Idriz Seferit.

Fillimisht, fjalën e parë e mori Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit. Ai tha se, kjo figurë ka nderuar jo vetëm Anamoravën e Gjilanit, por po e nderon edhe krejt Kosovën e më gjerë. “Idriz Seferi ishte e mbeti një atdhetar i madh i kombit tonë. Andaj, Gjilanit me rrethinë duhet ta nderojë e ta çmojë figurën e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së armatosur, ngritja e Idriz Seferit në personalitet prijës në Lëvizjen Kombëtare, kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1912, Beteja e Kaçanikut, qëndresa ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927 dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Sepse, si shtoi ai, -personaliteti dhe veprimtaria e Idriz Seferit do të pasqyrohen në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore dhe kulturo-arsimore. Ai është e mbetet figurë emblematike e kombit tonë shqiptar. Me këtë rast, sivjet, në muajin nëntor, Gjilanit do ta ketë edhe një shtatore mu në qendër të qytetit, pra të kolosit tonë, Idriz Seferit. Kjo do të jetë shtatorja e Idriz Seferit, kreshnikut të Malësisë së Karadakut”, tha z. Haziri.

Sabile K. Basha, historiane, tha se, unë kësaj herë jam ndalur të flas për personalitetin e Idriz Seferit në shkrimet e Sadullah Brestovcit, profesor i ndjerë. “Ai ka qenë njohësi më i mirë i kësaj figure kombëtare. Andaj, unë kam shfletuar me dhjetar libra, gazeta, revista e shkrime të tjera që flasin për Idriz Seferin, kreshnikune Karadakut, por shkrimi i Sadullah Brestovcit, historian, tash i ndjerë, më ka lënë përshtypje të mëdha. Ai është tash për tash njohësi më i mirëfilltë i më i mirë i veprimtarisë së Idriz Seferit. Aty, në ato shënime të tij, unë e kam gjetur vehtën si historiane, ku autori, në mënyrën më të mirë shkencore e ka përshkruar jetën e kolosit në fjalë. Jo vetëm kaq.

Në shkrimin e S. Brestovcit, botuar në gazetën “Rilindja”, edhe ate në disa vazhdime, me titull “Idriz Seferi – Kreshtini i Karadakut”, shihet qartë përkushtimi i tij i madh në ndriçimin e jetës dhe veprës së Idriz Seferit, figurës së madhe të kombit tonë.

Ai (Sadullah Brestovci ka qenë njëri nga historianët e hershëm, i cili e ka vjelë me kohë arhivin e Beogradit, Sarajevës, Zagrebit etj., ku ka lënë të dhëna të bollshme e të veçanta të këtij kolosi shqiptar”, shtoi S. Basha, historiane.

Fundamenti

Aliriza Selmani, historian, tha se, lirisht Idriz Seferi mund të quhet kryepatrioti i Kosovës. “Unë shënimin tim e kam titulluar: “Bashkëpunimi i Idriz Seferit me parinë e gjilanase”. Për këtë figurë apo kryetrim e një kohe të Kosovës, I. Seferin, ka tema të shumta e të ndryshme që të shkruhen e të fliten. E meriton ky kolos jo vetëm të flitet për te, por e meriton edhe të shkruhet e të studiohet në të gjitha këndet e kësaj fushe të dijes. Është emër i madh i kombit tonë. Çka ka bërë ai për atë kohë, nga vitet 1910 e më vonë, nuk ka bërë asnjë për Kosovës. Bile, lirisht mund të shtohet se është një kryetrim i Kosovës, i cili bëri luftë të rreptë kundër perandorisë turke me armë në dorë, por ishte edhe pajtues i gjaqeve. Andaj, “aktiviteti i Idriz Seferit, kryetrimit të Kosovës juglindore dhe, njëri ndër udhëheqësit kryesor të LKSh, fillonte me Lidhjen e Prizrenit
deri në vdekje. Aktiviteti i tij nuk kufizohej vetëm me strategjinë e organizimit të kryengritjeve, pjesëmarrjes në beteja, por edhe në përfitimin e njerëzve me ndikim në popull, hapjen e shkollave shqipe, formimin e klubeve, pajtimin e gjaqeve etj. Ai shtoi edhe këtë se, “ ushtria serbe posa kishte hyrë në Gjilan, më 1878, për shkak të aktivitetit të tyre kombëtar, kishte planifikuar që ti likuidonte këta feudalë të Gjilanit, si: Sahit agën, Hysen Pashën, Sylman agën, Fetah bej Gjinollin dhe disa të tjerë”, ka shtuar, A. Selmani, prof.

Në këtë Akademi shkencore, kumtesat i lexuan 18 kandidatë, si janë: Fatmire Musa, lexoi kumtesën e saj me titull: “Pasqyrimi i veprimtarisë së Idriz Seferit në histori dhe historiografi; Naim Musliu e lexoi kumtesën e tij me titull: “Gjenealogjia e familjes Serferi; Ardita Hajdanir, lexoi kumtesën e përgatitur: “Kontributi i Idriz Seferit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare deri më 1908”; Sali Kadria e lexoi kumtesën me titull: “Kontributi i Idris Seferit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare 1908-1912; Hasan Belko, lexoi kumtesën e tij me titull: “Kryengritja e vitit 1910 dhe Idris Seferi në optikën e diplomacisë”.

Alban Dobruna e lexoi punimin e tij me titull: “Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e Rrafshit të Dukagjinit gjatë Kryengritjes së vitit 1912”; Fehmi Rexhepi, pati si temë: “Idriz Seferi në tekstet shkollore të historisë në Kosovë”; Blerim Haziri foli për temën e tij me titull: “Rili i Idriz Seferit në çlirimin e Shkupit në gusht të vitit 1912”. Ilir Vokshi, foli për temën: “Idriz Seferi sipas dokumenteve bullgare”; Enver Sadiku, lexoi kumtesën: “Idriz Seferi në shtypin francez”; Shqipe Doda pati për temë: “Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe figura e Idriz Seferit”; Jeton Idrizi lexoi kumtesën e tij: “Bashkëpunimi i Idriz Seferit me parinë e Moravës së Epërme”.

Fitim Rifati lexoi kumtesën e tij me titull: “Qëndrimi i Idriz Seferit ndaj pushtetit serb e bullgar në Kosovë”; Nexhmedin Sejdiu lexoi shënimin e tij me titull: “Veprimtaria e Idriz Seferit 1919-1927”; Besnik Kushteshi lexoi kumtesën e tij: “Kontributi i Idriz Seferit në hapjen e shkollave shqipe dhe në fund, Jeton Rexhepi lexoi kumtesën e tij me titull: “Idriz Seferi në artet pamore”.

Do ta veçojmë kumtesën e Naim Musliut: “Gjenealogjia e familjes Seferi, i cili, për herë të parë ndriçoi familjen e kolosit shqiptar, I. Seferit, ku tha se, gjer më tani, kjo familje ka afro 1000 anëtarë që jetojnë në shumë mese të Kosovës e më gjerë. Por, edhe kumtesat tjera ishin mjaft në nivel shkencor, të cilat flitnin me argumente e fakte për veprën e Idriz Seferit, kryetrimit të Kosovës. Me interes të veçantë ishte edhe kumtesa e F. Rexhepit me titull: “Idriz Seferi në tekstet shkollore në Kosovë”.

Në fund, tema në fjalë nxiti debatin për t’u sqaruar edhe me shënime të tjera, sepse, gjer vonë, tekstet shkollore kanë “vuajtur” e nuk e kanë ndriçuar jetën dhe veprën e Idriz Seferit. Në fund të kësaj Akademie përkujtimore e mori fjalën Aliriza Selmani, historian, i cili tha se, para lufte, njerëzit tanë të shkencës kanë bërë më shumë në hulumtime dhe kanë studiuar fushat e dijes, tash, tha është mendimi im, pak punohet në atë drejtim.
Të shtoj edhe këtë se, figura e Idriz Seferit e meriton një shtatore në qendër të qytetit, e cila do t’na nderoj neve dhe krejt popullin shqiptar. Nuk duhet të punohet shtatorja me ndikim partiak, por të punohet ashtu si e meriton ai të jetë i të gjithëve. Ai (Idriz Seferi) ka qenë luftëtar i krejt popullit shqiptar. Një detaj ta shtoj, kur ishte monografia e qytetit, Gjilanit, ky projekt ka qenë partiak, i cili edhe sot e kësaj dite nuk e ka parë dritën e botimit. Prandaj, të punojmë për të vërtetën dhe mirën e historisë së popullit tonë.

Dikush tha se, historia është mësuesja e jetës, unë po them se ajo është edhe drita e jetës”.
Ajo që na brengosi më së tepërmi ishte fakti se, në fillim salla ishte mjaft e mbushur me qytetarë e familjarë, por më vonë, ky numër i tyre u paksuar mjaft shumë.
Në këtë tribunë shkencore e përkujtimore janë paraqitur me kumtesa 18 historianë e studiues nga Shqipëria dhe Kosova./tefik selimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.