Historia dhe origjina e kravatës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Sefedin Musliu – Thuhet se kravata i ka rrënjët qysh në kohët e lashta. Dëshmia e parë se njerëzit kanë mbajtur leckë të ngjashme me kravatën rreth qafës janë gjetur edhe më herët në skulpturat terra cotta, përafërsisht rreth viteve 200-300 para erës sonë.

Burime të ndryshme tregojnë se ushtarët e perandorit kinez Qin Shi Huang mbanin një lloj shalli në qafë, duke i bërë me dije paraardhësit për kravatën moderne. Është interesant të thuhet se ata e përdornin këtë për të mbrojtur mellën e Adamit.

Historia e kravatës së sotme e ka origjinën qysh nga shekulli 17-të, të cilën zakonisht e mbajnë meshkujt. Gjatë një lufte shumëvjeçare në Francë, Mbreti Louise XIII punësoi disa ushtarë kroatë, të cilët mbanin një lloj lecke rreth qafës si pjesë të uniformës. Kjo formë e veshjes i pëlqeu mbretit dhe ai urdhëroi që kjo lloj veshje të bëhet e detyrueshme. Së shpejti kjo dukuri u përhap edhe në të gjithë Evropën.

Në vitin 1920, një prodhues kravatash nga Nju Jorku i quajtur Jesse Langsdorf filloi prerjen dhe qepjen e kravatave nga pëlhura me tre segmente, e cila u quajt kravata Langsdorf. Ky lloj i kravatës ka mbetur edhe sot si e tillë. Në vitet e 30-ta kravata e krijuar nga Duka Windsor, filloi të lidhej nyje.

Si u shpik kravata?
Kravata e sotme nuk i ngjan asaj të më hershme. Pra, janë kroatët ata të parët si shpikës të kravatës dhe francezët e futën në modë. Disa burime thonë se origjina e kravatës nuk i ka burimet në shekullin e 17-të. Sipas Dubrovnik Times, kravata u quajt ‘La Cravate’ e cila duket se është fjalë frënge, dhe rrjedh nga një keq-shqiptim francez i fjalës Kroat, duke u munduar të thonë fjalën ‘Kroat’ ata përdorën fjalën ‘cravate’ – kravatë, që edhe sot kështu përdoret.

RCCOLA

Përveç fjalës kravatë, sot në shqip përdoret edhe fjala kollare, dhe mendohet se buron nga fjala angleze ‘collar’ që në shqip do të thotë jakë, sepse mbahet nën jaka.

Pse njerëzit mbajnë kravatë?
1 – Tregon madhështinë e njerëzve
Bartja e kravatës ka simbolizuar gjithmonë fisnikërinë, bujarinë, nderin, modestinë, elegancën etj.
2 – Besimi
Njësoj sikur edhe syzat, të cilat ju bëjnë të dukeni më të ‘zgjuar’ apo ta keni vëmendjen e të tjerëve, edhe kravata ju bën të dukeni më me ndikim. Njerëzit që mbajnë kravatë, ju bëjnë të besoni se ata kanë një punë e cila nuk t’i ndyn duart, dhe se ata kanë disa cilësi dhe aftësi në krahasim me të tjerët.
3 – Karriera
Kravata si zakonisht, formon bindjen tek të tjerët se ke një profesion dhe se mbajtja e saj vetëm përmirëson prezantimin tuaj. Në këtë mënyrë, ju lëni përshtypjen e mirë tek të tjerët.
4 – Pamje e mirë

Njerëzit që vishen mirë, ju lënë përshtypjen se ata janë më të kujdesshëm për të tjerët dhe në punën e tyre, pavarësisht se dikujt i pëlqen kjo apo jo. Kohëve të fundit moda ka ndryshuar dhe njerëzit nuk mbajnë më kravata si dikur, përveç në raste solemne apo dasma.

Të vjetrit, sidomos njerëzit profesional mbajnë kravata sepse i mbajnë më ngrohtë, duken më elegantë, nëse punojnë me palë ato presin që personi para tyre duhet të jetë i veshur me kostume dhe kravatë, e kështu me radhë.
5 – Edhe më shumë se kaq
Kemi lloje të ndryshme të kravatave si për nga forma, madhësia, përbërja materiale dhe ngjyra. Ata që e kanë shpikur kravatën dhe kanë vendosur që ta mbajnë atë, sigurisht kanë menduar se një copë pëlhure mund të ketë ndikim kaq të madh në pamjen e një personi.

Ka disa arsye pse njerëzit nuk mbajnë kravatë:

  • Nuk dëshirojnë të lodhen duke lidhur nyjën e saj për ta vënë kështu nën jaka të këmishës
  • Preferojnë këmisha të lehta dhe xhinse
  • Policia në Britani shpesh janë kapur për kravate nga huliganët duke dashur që t’ua zënë frymën
  • Ato nganjëherë paraqesin rrezik shëndetësor duke bartur mikrobe, kështu që ato shpesh janë të ndaluara nëpër spitale
  • Mund të paraqesin rrezik nëse je afër ndonjë makine dhe mund të kapesh për të
  • Disa e konsiderojnë veten mbi kravatën