Hisen Berisha: LDK tashmë është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, që kaloi nga LDK në PDK, tha se këtë ndërrim nuk e ka bërë nga zhgënjimi. “Nuk është çështje zhgënjimi, edhe partia ku kam aderuar është e djathë dhe konservative, pra është në përputhje me bindjet e mia. Nuk e bëra kalimin në PDK nga zhgënjimi i LDK-së. Në çështjen e kandidimit, unë s’kam asnjë hatërmbetje me LDK-në”.

“Kjo LDK pas presidentit Rugova është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane. Unë kam pasur fatin që gjatë angazhimit në luftë të jem afër Sali Çekut dhe burrit të madh siç është Agim Ramadani. E kam njohur edhe Adem Jasharin. Gjatë asaj kohe ne kemi bashkëvepruar me shumë burra që kanë pasë bindje të ndryshme politike”. “E di që i kam zhgënjyer përkrahësit e mi dhe kanë të drejtë në çdo reagim të tyre. Unë do t’i bindë se kam bërë veprimin e duhur. Kam identifikuar partinë që më shumë ka gjasa me qenë fituese dhe ka fut një standard të ri në politikë” “Ndjehem krenar që m’u dha rasti të jem në një subjekt të fuqishëm politik dhe që Kadri Veseli ka fut një standard të ri. PDK ka listën më të pastër me persona që s’kanë padi pen

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).