Fundamenti

Hiqet kushtëzimi, Mehmeti akuzon Zekën se me vetëdije e ka shkelur ligjin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilltarët komunal në seancën e së martës e kanë anuluar vendimin për kufizimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina dhe ujë i datës 24 qershor të vitit 2011. Në këtë seancë pati mjaft akuza në relacionin pozitë- opozitë. Arben Mehmeti i LDK-së tha se Izmi Zeka e ka mbajtur në sirtarë një shkresë të MAPL-së dhe se me vetëdije e ka shkelur ligjin në fuqi.

Këshilltarët komunal i kanë dhënë fund odisejadës rreth një vendimi për kushtëzimin e qytetarëve për të paguar dy kompanitë publike “Hidromorava” dhe EcoHigjiena”. Asambleja Komunale e ka anuluar vendimin e marrë më 24 qershor 2011. Vendimi për shfuqizim erdhi si propozim nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

Gjatë kësaj pike nuk kanë munguar edhe “analizat” pro et contra këtij vendimi. Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit tha ky vendim ka pasur si qëllim të mirë për të krijuar performancë krejt tjetër për dy kompani “Hidromoravën” dhe “EcoHigjienën”.

“Vlerësojmë se është arritur qëllimi dhe është moment i mirë që të shfuqizohet ai vendim, qytetarët të jenë të vetëdijesuar se obligimet duhet paguar. Efektet i ka arritur ky vendim. Shërbimet janë mjaftë efikase si ato të ujit edhe të higjienës”, ka thënë Zeka.

Fundamenti

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Mehmetit, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së. Ai tha se me kohë kanë tërhequr vërejtjen se një vendim i tillë qysh kur është marrë ka qenë veprim i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin pavarësisht obligimeve të qytetarëve që duhet rregulluar në forma tjerë e jo me kushtëzime të tilla.

Ai tha se nuk është dashtë të vazhdohet me zbatimin e këtij vendimi kur MAPL ja ka rekomandua shqyrtimin e vendimin dhe shfuqizimi e vendimit

Mehmeti ka thënë se Izmi Zeka e ka mbajtur në sirtarë një shkresë të MAPL-së dhe se me vetëdije e ka shkelur ligjin në fuqi. Vendimin për shfuqizim e kanë përkrahur edhe AAK, AKR e PSD-ja të cilët në fund në mënyrë unanime votuan kundër vendimit që kushtëzonte qytetarët./rajonipress/