UBT

Hiqen dilemat për doktoraturën e ish-prorektores

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ishte gabim teknik. Kaq ishte sqarimi që Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) i ka dhënë ish-prorektores së Universitetit të Prishtinës Minevere Morina-Rashiti, të cilës, sipas një shkrese të USHT-së, që i ishte adresuar ambasadës së Kosovës në Shkup i kontestohej doktoratura. Por, pas sqarimeve shtesë që kishte kërkuar Morina-Rashiti, kur shkresa për të kishte mbërritur edhe në rektoratin e UP-së, Universiteti i Tetovës ka ndryshuar qëndrimin, duke thënë se Morina-Rashiti ka fituar gradën doktor i shkencave të sociologjisë.

Çuditërisht dokumenti për profesoreshën Morina-Rashiti, ka mbërritur në Prishtinë në kohën kur ajo ishte njëra nga kandidatet për dekane të Fakultetit të Mjekësisë, ku garën e kishte fituar ish-ministri Ethem Çeku.

Uji Dea

Gazeta ka tentuar që të kontaktojë me përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës edhe përmes telefonit edhe përmes adresës elektronike. Por ata për disa ditë rresht nuk i janë përgjigjur kërkesave të gazetës.

Kurse Minevere Morina-Rashiti ka thënë se procedura e arritjes së doktoraturës është në përputhshmëri me të gjitha kriteret e parashtruara të USHT-së, dhe për këtë ajo posedon edhe certifikatën që vërteton se ajo ka marrë gradën doktor i shkencave të sociologjisë.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.