ARKATANA

Hiqej si kosovar, arrestohet hajduti serial i pushuesve në Shqipëri

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një 30-vjeçar nga Tirana, i cili ishte kthyer në tmerrin e pushuesve në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka përfunduar në pranga. Ervis Berisha, pasi zinte “shoqëri” me personat që frekuentonin këtë plazh, u hapte makinat luksoze dhe vidhte paratë, celularët e shtrenjtë dhe sendet me vlerë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së enjte, Berisha ka kryer tri vjedhje brenda 4 orëve. Pas denoncimeve të shumta të kryera nga shumë qytetarë, blutë e Durrësit në bashkëpunim me kolegët e tyre të Shijakut mundën të identifikonin dhe të arrestonin hajdutin profesionist nga kryeqyteti. Mësohet se Berisha u kap në flagrancë pasditen e së enjtes, gjatë operacionit të koduar “Kosovari”.

Sipas burimeve policore, Ervis Berisha, banues në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, vidhte pushuesit potencialë, pra ata që mbërrinin në plazh me makina luksoze. Mësohet se 30-vjeçari ishte pajisur më një çelës egzagonal dhe pinca multifunksionale, me të cilat hapte dyert e makinave që bastiste.

Fundamenti

Ai hiqej si pushues kosovar dhe, sapo shikonte që “preja” e tij futej në det apo drekonte në restorant, shkonte tek vendi ku ishte parkuar automjeti, e hapte, dhe më pas vidhte çdo gjë me vlerë që kishte brenda tij. Bazuar në denoncimet e shumta të pushuesve për vjedhjet e kryera në plazhin e Gjirit të Lalzit, si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka rënë në gjurmët e të riut.

Efektivë të policisë së Shijakut kanë shkuar të enjten në plazhin e Gjirit të Lalzit dhe janë hequr si pushues. Gjatë gjithë kohës ata kanë mbajtur nën vëzhgim Ervis Berishën, i cili ka vjedhur automjetin e parë, të dytë dhe të tretë. Pasi ka mbaruar “punë”, blutë i kanë vënë prangat.

Në momentin e arrestimit, autorit të krimit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 autoveturë tip “Ford” me targa AA 310 BI, marrë me qira tek kompania “Alfatino” Tiranë; 2 telefona celularë të markës IPHONE; 1 telefon i markës Nokia; 1 aparat GSP i markës Garnin; 12.700 lekë (të rinj); 1 kuti shahu, 1 çelës ekzagonal i përpunuar që shërben për hapjen e autoveturave; 1 çantë e vogël dore, në të cilën u gjet një seri çelësash të numrave të ndryshëm; 1 kuti çelësash e veglash të tjera pune, si dhe 1 palë pinca multifunksionale. (BW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.