Himni i librit në “Kanunin poetik”
Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës, t´i që vjen nga gjiri tragjik i jetës, je shpërthim i shpirtit të munduar, je lavdia e popullit të përgjakur.
O t´i që e kupton ç´është një libër
jepju gjak rrezeve që bëjnë dritë
kjo poezi është gjak i jetës suaj
ky libër është krijim i jetës sime
Kosovë, unë e ti jemi një prush dielli
që nga pellazgët e lashtë dhe iliria
shesh i takimit të shpatave të egra
dhe arenë e gjakut të perandorive
Jam fletë e çdo dite muaji dhe viti
jam libri i popullit tim të pagjumë
gatuar jam betejave të secilit varg
jam shpirt jujaj vullkanor i poezisë
Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Kosovës kudo ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufij
Në të gjitha kohërat ka emrin, liri!..
Rrustem Geci – Dortmund


