Uji Dea

“Higjiena” e Kamenicës në prag të pavarësimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shaip Surdulli tha se përkohësisht kjo kompani në Kamenicë menaxhohet nga një komision me vendim të kryetarit të komunës dhe punët kanë filluar të shkojnë më mirë se më parë.

Shaip Surdulli kryetar i Kamenicës tha se jemi në prag të procesit të ndarjes nga ndërmarrja regjionale që ka qenë në Gjilan.

Sipas tij kjo kompani në Kamenicë përkohësisht menaxhohet nga një komision me vendim të kryetarit të komunës dhe punët kanë filluar të shkojnë më mirë se më parë.

Eco Higjiena

Surdulli tha se kanë kërkuar nga zyra rregullative në kuadër të Ministrisë për zhvillim ekonomik që të pavarësohen nga ndërmarrja regjionale me seli në Gjilan, por ata na kanë udhëzuar që të punojnë në bazë të një udhëzimi administrativ i cili lejon formimin e një komisioni që do të menaxhojë tash e tutje me këtë ndërmarrje në Kamenicë.

Surdulli tha për rajonipress se në komisionin që ai e ka formuar bëjnë pjesë Isuf Rudhani ish drejtor i kësaj njësie, Hysen Jerliu drejtor i shërbimeve publike dhe një jurist. Ky komision do të menaxhojë Higjienën deri në definimin përfundimtar të titullarit të saj tha Surdulli.

Por Surdulli tha se ata do të kërkojnë edhe asetet që ka pasur njësia e Kamenicës në Gjilan. “Ne me kohë i kemi njoftuar ata në Gjilan se Kamenica nuk do të jetë pjesë e partneritetit publiko privat e kompanisë “Higjiena”. Kamenica ka kapacitete dhe kuadro që vetë të menaxhoj dhe kjo është vërejtur me shpërndarjen e faturave pas pavarësimit ku kemi inkasim shumëfishë më të madh se më parë” tha Surdulli./rajonipress/