“Hidromorava” ndihmon fshatrat e Kllokotit
Gjilan – Projekti për menaxhimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në Komunën e Kllokotit do të filloj së implementuari në këtë vit ka thënë Hidajet Ahmeti.
Në vitin 2015 KRU “Hidromorava” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshjen për shërbime në mes KRU “Hidromorava” dhe Komunës së Kllokotit.
Ky program do të realizohet nga asociacioni i përbashkët Dorsch Group (nga Gjermania) dhe CDI (nga Kosova) dhe financohet nga Qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës.
Marrëveshjet e nënshkruara do të hapin mundësit e fillimit të investimeve të cilat priten të ndodhin për rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit në katër vendbanimet e Komunës së Kllokotit.
Pas rehabilitimit dhe pranimit teknik të këtyre sistemeve pritet që këto sisteme të integrohen plotësisht në K.R.U “Hidromorava” me themelimin edhe të njësisë së veçantë operative në komunën e Kllokotit.
Programi pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, “Komuna e Kllokotit do të jetë në vazhdimësi në koordinim me KRU “Hidromorava” Dorsh-CDI për mbarëvajtjen e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e kësaj komune, u shpreh Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Publike pranë Komunës së Kllokotit.
“Sipas informacioneve që kam nga KRU “Hidromorava” projekti është në proces të implementimit ku në vitin 2015 është bërë vlerësimi teknik dhe financiar i sistemeve rurale të furnizimit me ujë dhe sipas tyre në vitin 2017, edhe ashtu ne si komunë nuk jemi të kënaqur me ecurinë procesit, pasi që ky projekt është parashikuar të realizohet brenda vitit 2016” tha Drejtori i DASHP-së pranë Komunës së Kllokotit Hidajet Ahmeti.
Kurse përfaqësuesi nga KRU “Hidromorava” z.Mumin Morina në përgjigjen për të shkresë së Drejtorit Ahmeti ka thënë:” Për shkak të kushteve atmosferike, ka pas një ndërprerje të punimeve nga Operatorët ekonomik, por me përmirësimin e kushteve, para dy jave kanë rifilluar punimet. Aktualisht punët janë duke u bërë në Komunën e Vitisë dhe shpejt mendojmë që të fillohet edhe në komunën tuaj. Poashtu, deshirojmë të ju njoftojmë se kompania veç është në përgatitje të tenderit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në sistemet rurale e me këtë edhe në dy fshatrat e Komunës tuaj, Kllokot dhe Mogillë. Duhet të ceket se sipas planit furnizimi për fshatin Kllokot planifikohet të bëhet nga gypi i ri i ujësjellësit cili furnizon qytetin e Vitisë nga Fabrika e Letnices dhe mendohet që sivjet të ndërtohet përmes Komunës së Vitisë dhe CDI”./rajonipress/


