Hevzi Shabani humb betejën nga COVID – 19

Gjilan – Të enjtën ka ndërruar jetë kolegu zyrtari policor Hevzi Shabani në QKUK në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i shtrirë në këtë spitale si pasojë e trajtimit nga Infektimi me COVID-19 ka njoftuar Ismet Hashani.
I ndjeri është lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e fillojë në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qen i respektuar për koleget dhe komunitetin.
Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qen shembull për të gjithë ne.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/