FIDANISHTJA

Hevzi Nuhiu është duke gdhendur Idriz Seferin në gur

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas një pune të madhe dhe një karriere të gjatë si skulptor, Hevzi Nuhiu, ka filluar gdhendjen e heroit Idriz Seferi në gurë. Natyra, gurët, drunjtë janë vendet ku ai gjen inspirimin për të bërë skulpturat e tij, prandaj edhe kjo e radhës do të jetë e gdhendur në gur, në fshatin Muqibabë. “Këto janë ide të një artisti me një damarë të çmendur si puna ime. Unë nuk bëj gjëra të rëndomta dhe artisti që bënë gjëra të rëndomta nuk është artist”, është shprehur Nuhiu, i cili është autodidakt në këtë fushë ngase me profesion është gjuhëtar.

Ai jeton dhe vepron në Itali, vite më parë ka gdhendur portretin e Nënës Terezë në Preshevë, kurse kjo e Idriz Seferit, siç thotë ai do të jetë shumë më e madhe, me një gjatësi prej tre metrash dhe me gjerësi prej nëntëdhjetë centimetrash. Ai me këtë skulpturë synon që të nderojë figurën e heroit dhe qëllimi i tij dhe arsyeja se pse ai ka zgjedhur pikërisht këtë lokacion i cili gjendet buzë rrugës, është edhe guri i përshtatshëm për ta gdhendur.

Ai këtë metodë të gdhendjes e ka filluar në vitin 1995 në Itali. Edhe pse punimet rreth kësaj skulpture kanë filluar më 20 maj, ka pesë ditë që punimet janë ndërpre për shkak të një personi i cili ka kundërshtuar gdhendjen e kësaj skulpture. Nuhiu ka treguar se puna është duke ecur mirë deri më tani.

“Fillimi ka qenë i vështirë por tashmë puna është duke ecur shumë mirë, përveç se një haxhi ka dalë dhe na i ka ndërpre punimet. Por tash ne do të bëjmë një projekt me komunën sepse unë asnjëherë nuk marr leje për veprat e mira në natyrë që i bëj”, ka thënë Nuhiu. Ai gjithashtu ka shpjeguar se kjo skulpturë nuk gjendet në territorin e atij personi dhe se ai i ka përzënë punëtorët duke mos i lejuar që ata ta vazhdojnë punën e tyre. Ndonëse ai thotë se komuna e Gjilanit e ka mbështet këtë projekt vetëm në aspektin moral ngase ai është dashur t’i sjellë të gjitha mjetet nga Italia. Pas këtij projekti të Idriz Seferit, më kanë ftuar në Pejë në një takim për një vepër atje.

Hidromorava

“Ndonëse sivjet ky projekt nuk do të realizohet ngase nuk kam kohë, por vitin e ardhshëm do të bëjmë edhe në qytetin e Pejës”, është shprehur Nuhiu. Ai me veprat e tij dhe kreativitetin që shpreh, mundohet që të shfrytëzojë çdo gjë rreth tij, siç thotë ai ta bëjë botën më të bukur. Puna që ai tashmë bënë është kthyer edhe në profesion për të nga e cila edhe ai e nxjerrë bukën.

Ekspozitë me vepra të përmbledhura gjatë 20 viteve

Në radhë të punëve dhe angazhimeve të shumta që ai ka, dhe idesë për paraqitje sa më interesante ai do të shfaqë edhe ekspozitën e tij të cilën e ka titulluar “Udhëtimi në Ballkan”, pasi me këtë ekspozitë ai mendon që të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit. Kësaj radhe në Prishtinë, ndonëse për herë të dytë do të jenë të ekspozuara 26 punime të ndryshme të tij. Në këtë ekspozitë do të ketë punime vepra të përmbledhura prej një periudhe njëzet vjeçare të skulptorit. Aty përfshihen punime të gdhendura në dru, metal dhe gurë.

“Unë mendoj se skulptura e vërtetë bëhet vetëm në dru dhe në gurë”, është shprehur Nuhiu. Kjo ekspozitë ka qenë edhe në Durrës në Shqipëri, pastaj në bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, por tash janë shtuar disa vepra që do të thotë se kësaj here do të jetë pak më ndryshe se herën e kaluar. Pas Kosovës do të shkojë në Universitetin Bukureshtit, pasi ka marrë thirrje nga atje. Ka mbetur të vendoset se kur do të shkojë. Vendi ko do të mbahet kjo ekspozitë është ‘Hotel Prishtina’ e cila do të mbahet me datën 12 qershor.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.