Fundamenti

Hetuesia në dilemë për Bukoshin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë kur janë mbushur katër muaj që ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj po mbahet në paraburgim, hetuesia në kuadër të hetimeve është mes dilemave nëse bashkëpunëtorin e dikurshëm të Tolajt, ish-ministrin Bujar Bukoshi ta cilësojë si të pandehur, apo të njëjtin ta shpallë dëshmitar në këtë proces.

Bukoshi, i cili tashmë mban pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës, sipas burime të gazetës në hetuesi, ka shfaqur gatishmërinë e tij që të jetë dëshmitar, porse prokuroria ende nuk e ka marrë vendimin.

“Prokuroria aq sa ka elemente akuzuese për ta akuzuar edhe Bujar Bukoshin, i cili vazhdon të jetë i dyshuar në rastin Tolaj, aq ka prova që të njëjtin ta shpallë dëshmitar në këtë rast, por ndonëse kanë kaluar katër muaj nga arrestimi i Tolajt, ende nuk është marrë vendim edhe pse Bukoshi e ka shfaqur gatishmërinë që të jetë dëshmitar”, ka thënë një zyrtar i afërt me rastin.

Uji Dea

Ilir Tolaj, dikur sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë, është arrestuar më 12 janar të këtij viti, së bashku me shefin e Zyrës së Prokurimit, Zenel Kuçi, drejtorin e Departamentit farmaceutik, Bekim Fusha dhe Hajrullah Fejzën, shef i divizionit të cilësisë së shërbimeve dhe arkivit në MSH.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion, që ndërlidhet me shpërdorimin e detyrës zyrtare, manipulimin me tenderë dhe lidhjen e kontratave të dëmshme.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.