Hetuesi policor padit penalisht shefin e AKI-së

Dukagjin Krasniqit i është refuzuar leja e sigurisë nga Departamenti i Verifikimit i AKI-së, me arsyetimin se ka uzurpuar një pronë dhe ka aktakuzë të ngritur kundër tij për ushtrim arbitrar të së drejtës, shkruan sot Koha Ditore.
Por, hetimi për këtë çështje ka rezultuar me mbylljen e hetimeve në mungesë të veprës penale. Për këtë arsye, hetuesi ka paditur AKI-në në Gjykatë.
Dukagjin Krasniqi ka marrë medalje për shërbim ndaj popullit dhe besnikëri ndaj shtetit. Polic me etikë të pastër, profesionalizëm policor dhe përkushtim, ishte vlerësuar nga ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, në vitin 2010.