RCCOLA

Hetohet kryetari i komunës së Kllokotit, dyshohet për manipulim të tenderëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bazuar në burime shumë të sigurta nga Policia e Kosovës – sektori për krime ekonomike e korrupsion, si dhe brenda Departamentit për Krime të Renda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, është kërkuar informata dhe grumbullim i provave, kundër z.Bozhidar Dejanovic kryetar i Komunës së Kllokotit, i cili dyshohet se pa pranim teknik ka ekzekutuar pagesa për dy tender, Kompanisë Ndërtimore “ABC “nga Podujeva, e cila Kompani në fjalë, kishte fituar tender për ndërtimin e trotuareve dhe asfaltim të rrugëve.

Hidromorava

Gjithashtu ka dyshime se gjithçka ka shkuar me manipulime, deri tek falsifikimi i paramasave, si dhe nen presion ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit për pranim teknik, nënshkrimin e këtyre kontratave./rajonipress/