Eko Higjiena

Hetohet edhe Begzad Sinani

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Begzad Sinani ish kryetar i komunës së Kamenicës së bashku me Selami Zylfiun e Hasan Keqmezin po hetohet në bazë të një kallëzimi penal që ka dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan ,Agjencioni Antikorrupsion. Sinani thotë se kjo lëndë është në përfundim të hetimeve.

Ish kryetari i Komunës së Kamenicës është përballur me një kallëzim penal që ka ngritur policia e Gjilanit për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare”

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se policia e Gjilanit ka ngritur kallëzim penal ndaj Begzad Sinanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hashani nuk dha detaje tjera deri ku kanë shkuar hetimet në këtë rast.

Sipas kallëzimit penal që ka ngritur Agjencioni Antikorrupsion e që e ka siguruar rajonipress thuhet se Begzad Sinani ka kryer shpenzime të reprezentacionit dhe shpenzime tjera pa i zbatuar procedurat e prokurimit. Kallëzimi penal është ngritur edhe ndaj Selami Zylfiut zyrtar certifikues dhe Hasan Keqmezi ish menaxher i zyrës së prokurimit.

Edhe Zylfiu e Keqmezi thuhet se kanë zbatuar vendime e pagesa në kundërshtim me rregullat financiare dhe udhëzimet e thesarit. AAK ka paraqitur si prova raportin e auditorit i cili përmban shumë fatura të zbatuara pa zotim paraprak të mjeteve.

Uji Dea

Por, Begzad Sinani i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk është i njoftuar për kallëzimin penal që ka dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, Agjencioni Antikorrupsion. “Për këtë rast askush nuk më ka ftuar e as njoftuar” tha Sinani.

Megjithatë, Sinani tha se për kallëzimin penal të ngritur nga policia e Gjilanit është në dijeni dhe se ky proces veç është në përfundim e sipër. “Unë jam sqaruar para hetuesve për të gjitha dilemat dhe dyshimet e ngritura dhe pres një përfundim të pastër” u shpreh Sinani.

Sipas Sinanit lënda e dorëzuar nga Agjencioni Antikorrupsion dhe kallëzimi penal i policisë së Gjilanit janë e njëjta lëndë.

Sinani ka komentuar edhe punën e Agjencionit Antikorruspion. Sipas tij ky institucion pos që është politizuar ,po tregohet edhe joserioz ,meqë nuk ka njerëz profesional dhe po tregon një qasje selektive.

Ndërkaq burimet tona nga Prokuroria e Qarkut thanë se lënda e dorëzuar nga Agjencioni Antikorrupsion do t`i bashkëngjitet edhe njëherë kallëzimit penal të policisë,meqë në rastin e parë nuk është i përfshirë një zyrtarë tjetër komunal. Pasi të kompletohen hetimet atëherë do të vendosim tutje saktësoj ky burim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.