Hetemaj, më i ashpri në Serie A

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori i Chievo Veronës i prinë listës së futbollistëve me më së shumti ndërhyrje të pësuara, ku në vjeshtë ndaj tij plotë 70 herë ndërhyn në mënyre të palejueshme

Përparim Hetemaj luan mesfushor të Chievo Verona, por në stinorin vjeshtor të Serie A, ai është lojtari më i fauluar, duke lënë mbrapa edhe sulmuesit më me nam në elitën e futbollit italian.

Statistika është nxjerr nga gazeta e njohur portugeze, Bola, e cila ka potencuar se Hetemaj në këtë mënyrë bëhet futbollisti më i pandalshëm në futbollin e Apenineve, transmeton ‘sporti1.com’.

Deri në fund mendohej se kësaj statistike i printe sulmuesi i AC Milanit, Jeremy Menez, por në fund të kampionatit i pari doli të jetë futbollisti nga Skenderaj me shtetësi finlandeze. “Hetemaj është një ndër buldozerët e Chievos, sinqerisht është vështirë të ndalet nëse driblon topin.

Fundamenti

Prandaj nuk është befasi si ai është caku i shumë futbollistëve kundërshtar”, raportojnë kolegët nga Bola bazuar në statistikat e nxjerra nga portali, WhoScored.

Ndaj mesfushorit nga Kosova kanë ndërhyrë plotë 70-të herë në këto 16 javë të Serie A.

Futbollistët më të fauluar në Serie A

1. Perparim Hetemaj (Chievo) 70 ndërhyrje
2. Juan Cuadrado (Fiorentina) 63
3. Stefano Okaka (Sampdoria) 57
4. Albin Ekdal (Cagliari) 46
5. Daniele Croce (Empoli) 46
6. Andrea Bertolacci (Genoa) 43
7. Jeremy Menez (AC Milan) 42
8. Paulo Dybala (Palermo) 42
9. Domenico Berardi (Sassuolo) 41
10. Victor Ibarbo (Cagliari) 41.