Fundamenti

Hetemaj mbetet te Albinoleffe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar Mehmet Hetemaj në edicionin 2013/14, do të luajë në Kategorinë e Tretë të Italisë (Serie C) me skuadrën e Albinoleffes, shkruajnë të hënën mediumet finlandeze. Hetemaj ka kontratë me Albinoleffen edhe dy vjet dhe drejtuesit e klubit nuk e kanë liruar pa dëmshpërblim.

Vetë Hetemaj ka deklaruar se është shumë i dëshpëruar, pasi gjatë verës ka pasur shumë oferta nga skuadrat italiane që garojnë në Serie B. “Është një dëshpërim shumë i madh për shkak se ka pasur interesim, por klubi nuk ka dashur të bisedojë pa dëmshpërblim”, është shprehur Hetemaj.

Uji Dea

Ai edicionin e shkuar luajti i huazuar te skuadra e Regginas, ndërsa në Itali po bën karrierë prej vitit 2009. “Katër edicione kam luajtur në Serie B dhe kam pasur rol të rëndësishëm në mesfushë për ekipin”, tha mesfushori 25-vjeçar. Hetemaj ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Përfaqësuesen e Finlandës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.