Fundamenti

Heshtja në gur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Atdhe Geci – Të gjithë shqiptarët mes veti kanë ndjenjën e gjakut të përbashkët. Ndjenjën e të folurit dhe të shkruarit të njëjtë. Dhe, poaq, përgjegjësinë për t´i dalë zot atdheut të vet. Qeliza e kombit, familja, shumë është dobësuar dhe zvogëluar. Popullit tonë i mungon heroi dhe heroizmi kombëtar. I mungon zoti i humbur i tre feve. I mungon elita kombëtare: e dijes dhe flijimit!. I mungon zgjimi i mirëfilltë kombëtar për ribashkimin e atdheut.

Shqiptarët nuk jemi komb pa vetëdije kombëtare. Ribashkimi i atdheut e kërkon me ngut që ta njohim e duam vëllez porërisht njëri tjetrin. Artan, mërgimi dhe shpërngulja shumë na kanë zvogëluar. Guri, jetojmë në një botë të trazuar luftërash. Shqiptarët e meritojnë një atdhe ndryshe. Një atdhe të bashkuar, të lirë e të mirëqenë që u jep të gjithëve të drejtën dhe shansin e barabartë të lumturisë. Pyes? Si është e mundur që liria ta ketë emrin mashtrim, hajni, korrupsion, prostitucion, poshtërim, e çka jo tjetër?!

Shqiptarë, është koha të konsolidohemi kombëtarisht. Është koha të punojmë për ribashkimin e pjesëve të pushtuara të atdheut. Është koha të angazhohemi më shumë në detyrimet që na presin. Populli pyet? Pyesin të gjithë! A kemi mendje e duar për lirinë e madhe, për atdheun në një bashkë shtet shqiptar.
Natyrisht se po!

Guri, ç´të bëjmë me Akademitë kombëtare që heshtin dhe mohojnë origjinën e të parëve tyre pellazgo-ilirë!…Gjykojeni vetë! Heshtja, është koha ta atdhesojmë dhe të marrim vendime identitare, e pra ekzistenciale për origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve. Guri, deshën apo nuk deshën Akademitë tona, ne shqiptarët e sotëm jemi pellazgo-ilirët lashtë, njerëzia dhe qytetnia e parë në Europë e tutje rreth saj.

Heshtja, ku je forcë e ndryshimit! Folni prindër, nxënës, studentë, mësues, profesorë universitetesh dhe krijues të të gjitha fushave. Njiheni vetveten! Dhe emërtoni emërvendet tuaja në shqipen e perëndishme!

FITORJA

Njerëz, jeta është e shkurtër për të heshtur kaq gjatë! Atdhe, ti e di udhën e duhur! Jepi dritën e gjelbër shkrimtarëve, studiuesve, artistëve, arkitektëve, piktorëve, kompozitorëve, si dhe publicistikës kryengritëse të punojnë ditë e natë në altarin e ribashkimit kombëtar.

Guri, Atdhe i dashur! Nuk jemi fëmijët e fundit të këtij Dhéu arbnor. Kjo tokë është gjaklindja jonë. Ikja nga Atdheu për një vend pune të rëndomtë ose për jetë tjetërfare është fyese për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit tonë!

Populli im, ku e ke fshehur heroin? Pse nuk e nxjerr prijsin tënd në arenë! Është koha të flasim me patjetër.
Është koha ta shprangosim heshtjen në gur! Shqipëria dhe Kosova duhet ta njohin Republikën e Çamërisë, si pjesë të pandashme të kombit shqiptar.

Atdhe Geci – Heshtja në gur

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.