Heshtja e kitarës

Nga Sevdail Hyseni, poezi kushtuar Ilir Gecit
Në moshë të pjekur me shpirtin e mirë,
U ndave nga jeta, pa thënë lamtumirë!
Gjilani sot hesht, por malli nuk pushon,
Se kujtimi për ty, është këngë që jehon!
Nga sporti e shkenca, nga jeta n’kurbet,
Në çdo hap e kishe, një mision në jetë,
T’i ndihmoje të tjerët, të sillje mirësi,
Të jetoje me plot pasion e me dashuri.
Kitarist e artist i fjalës, masën argëtonte,
Njeri, që dhembjen me këngë e shëronte,
Mjek i shpirtit, mik i të mirës anembanë,
Me buzëqeshje të ngrohtë gjithmonë pranë.
Në fushë futbolli, a në sallë të koncertit,
Në kamp ushtarak, a në rrugët e qytetit,
Ti le gjurmë që nuk fshihen dot përjetë,
Si një yll që s’ndalet, as kur bie në det.
Ilir, emri yt, nuk është vetëm një kujtim,
Është nder, është dritë që na sjell ndriçim,
Për Gjilanin dhe më gjer Ti mbetesh njeri,
Që të kujton “Victoria” me gjithë shqiptari!
Sevdail Hyseni