Mobi Casa

Heshtin para skandalit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Asnjë veprim nuk ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë pas skandalit që ndodhi në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të martën, kur një pacient u la për disa orë në sallë të operacionit, si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet mjekëve të këtij reparti.

Zyrtarë të QKUK-së, një ditë pas skandalit, kur në QKUK arritën prokurorë e policë, kanë thënë se rasti tashmë është vendosur t’i kalohet komisionit etik profesional.

FIDANISHTJA

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka thënë se Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, është larguar nga Komisioni Etik Profesional, anëtar i të cilit është, në mënyrë që rasti të zgjidhet pa implikime. “Të gjithë ata që kanë bërë shkelje të mundshme – do të përgjigjen”, ka thënë Fazliu. Sipas tij, mjekët në repart nuk do të ndodhë më që ta bojkotojnë njëri-tjetrin. “Secili është i obliguar ta kryejë punën e tij”, ka thënë Fazliu, sipas të cilit, asnjë pacient më nuk do të neglizhohet. Megjithatë, Fazliu insiston se nuk është rrezikuar pacienti në asnjë rast./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.